Receta me banane që zhduk rrudhat nga fytyra brenda ditës, ja si ta përgatisni (VIDEO)

Bananet janë shumë të shëndetshme për shkak të vitaminave dhe mineraleve që mbajnë.

Por nëse deri më sot i keni përdorur vetëm për të ngrënë, me to, do arrini të krijoni një maskë natyrale, e cila bën çudi për fytyrën tuaj.

Bananet në sajë të vitaminave që kanë e bëjnë lëkurën më elastike si dhe luftojë plakjen.

Irani përgënjeshtron negociatat me SHBA-në, paralajmëron SURPRIZA gjatë mbrëmjes

Irani ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë zërat për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar ato si lajme të rreme dhe pjesë të një përpjekjeje për të ndikuar në tregjet financiare dhe ato të naftës.

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf, deklaroi se nuk ka pasur asnjë kontakt apo bisedim me Uashingtonin. Ai akuzoi ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe Izraelin se po përhapin informacione të pavërteta për të devijuar vëmendjen nga sfidat me të cilat përballen.

Më herët gjatë ditës, Trump kishte pretenduar se SHBA-të dhe Irani kishin zhvilluar “bisedime produktive” për një zgjidhje të plotë të konfliktit në Lindjen e Mesme. Në disa raportime mediatike u përmend gjithashtu se të dërguarit e tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, po zhvillonin negociata me përfaqësues iranianë — pretendime që u mohuan nga autoritetet në Teheran.

Qëndrimi zyrtar u përforcua edhe nga agjencia gjysmë-zyrtare Tasnim, e cila paralajmëroi për “zhvillime të veçanta” që pritet të ndodhin në mbrëmje dhe që, sipas saj, do të zbehin çdo pritshmëri për negociata nga ana e kundërshtarëve.

Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, konfirmoi se nuk ka pasur asnjë proces negociues gjatë ditëve të konfliktit, duke theksuar se qëndrimi i Iranit për ngushticën e Hormuzit dhe kushtet për përfundimin e luftimeve mbetet i pandryshuar.

Nga ana tjetër, Trump kishte deklaruar se, si pasojë e këtyre kontakteve të pretenduara, ai kishte vendosur të shtynte afatin për Iranin për rihapjen e ngushticës së Hormuzit dhe të pezullonte përkohësisht planet për goditje ndaj infrastrukturës energjetike iraniane.

Raportimet për mundësi negociatash kishin ndikuar pozitivisht në tregjet ndërkombëtare, duke sjellë ulje të çmimeve të naftës dhe rritje të bursave. Megjithatë, reagimet e fundit nga Teherani kanë shtuar pasigurinë mbi vërtetësinë e këtyre zhvillimeve.

Sipas të dhënave të publikuara, më shumë se 1500 persona kanë humbur jetën në Iran nga sulmet e përbashkëta amerikano-izraelite që nga nisja e konfliktit më 28 shkurt. Në Liban ndërkohë raportohen mbi 1000 viktima dhe më shumë se një milion persona të zhvendosur.

Tensionet në rajon vijojnë të mbeten shumë të larta, ndërsa paralajmërimi i paqartë i Iranit për ngjarje të mundshme gjatë mbrëmjes ka shtuar edhe më shumë pasigurinë për zhvillimet e ardhshme.

Telefonata vendimtare para sulmit ku u vra Khamenei, çfarë e bindi Trump-in për ta sulmuar Iranin?

Më pak se 48 orë para fillimit të sulmit amerikano-izraelit ndaj Iranit, kryeministri Benjamin Netanyahu zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Donald Trump. për arsyet e nisjes së një lufte komplekse, për të cilën lideri amerikan kishte bërë dikur fushatë.

Si Trump, ashtu edhe Netanyahu, ishin në dijeni nga informacionet e inteligjencës në fillim të javës se udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, dhe zëvendësit e tij kryesorë pritej të takoheshin së shpejti në kompleksin e tij në Teheran, që i ekspozoi përballë sulmit.

Megjithatë, informacione të reja sugjeronin se takimi ishte shtyrë për të shtunën në mëngjes, nga e shtuna në mbrëmje, sipas tre personave të informuar mbi telefonatën, raporton “Reuters”, përcjell A2CNN.

Netanyahu, i vendosur të ecë përpara me një operacion që e kishte mbështetur për dekada, argumentoi se mund të mos kishte kurrë një mundësi më të mirë për të vrarë Khamenein dhe për t’u hakmarrë për përpjekjet e mëparshme iraniane për të vrarë Trumpin, thanë burimet.

Në kohën e telefonatës, Trump tashmë e kishte miratuar idenë që Shtetet e Bashkuara të kryenin një operacion ushtarak kundër Iranit, por ende nuk kishte vendosur se kur dhe në çfarë rrethanash SHBA-të do të përfshiheshin, sipas burimeve që folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës së ndjeshme të diskutimeve.

Ushtria amerikane kishte krijuar një prani në rajon prej javësh, duke bërë që shumë brenda administratës të arrinin në përfundimin se ishte vetëm çështje kohe para se presidenti të vendoste të vepronte. Një datë e mundshme, vetëm pak ditë më parë, ishte anuluar për shkak të motit të keq.

Megjithëse nuk mund të përcaktohet me siguri nëse argumentet e Netanyahut ndikuan drejtpërdrejt te Trump, sipas “Reuters”, telefonata përbënte përpjekjen e fundit bindëse të udhëheqësit izraelit ndaj homologut të tij amerikan. Tre burime të informuara mbi bisedën thanë se besonin se kjo telefonatë, së bashku me informacionet e inteligjencës që tregonin një dritare të kufizuar për të goditur udhëheqësin iranian, shërbeu si katalizator për vendimin përfundimtar të Trump për të urdhëruar ushtrinë, më 27 shkurt, të vijonte me Operacionin “Epik Fury”.

GATI PËR KTHESËN E RADHËS? Pasi pranvera ‘ndezi’ motorët, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat !

Fillimi i Javës: Rikthehen vranësirat dhe lagështira, temperaturat mbeten të ulëta.

Sinoptikania Lajda Porja nga Meteoalb, në një lidhje në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se prania e diellit do t’ua lërë vendin vranësirave duke filluar nga pasditja e sotme.

Pjesa e parë e javës, deri ditën e mërkurë, do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta dhe të lagështa.

Parashikohet shtim i lagështirës në ajër, gjë që do ta bëjë të ftohtin të ndjehet më tepër, edhe pse reshjet do të jenë të pakta dhe të fokusuara kryesisht në skajin jugor dhe juglindor. Termometri do të pësojë një ulje të mëtejshme me rreth 2 gradë.

Kthesa: Masat e ngrohta sjellin pranverën në fundjavë me 18 gradë.

Duke filluar nga dita e enjte dhe përgjatë fundjavës, vendi ynë do të ndikohet nga një ndryshim i masave ajrore. Një masë e ngrohtë po i afrohet territorit shqiptar, duke sjellë zbutje të ndjeshme të temperaturave.

Edhe zonat malore do të shohin temperatura pozitive, ndërsa maksimumet në vend pritet të arrijnë 17-18 gradë. Kjo pjesë e dytë e javës do të jetë e ngrohtë por e lagësht.

ALARMI: Stuhi ere dhe dallgëzim i lartë priten në fundjavë.

Meteorologia Porja, apelon për kujdes për pjesën e dytë të javës, jo për shkak të reshjeve, por për shkak të erës. Ndërrimi i masës së ftohtë me atë të ngrohtë, do të krijojë stuhi të forta ere.

Të premten dhe të shtunën, shpejtësia e erës në det të hapur pritet të kalojë 80 km/h, duke sjellë dallgëzim të lartë dhe probleme të mundshme për lundrimin.

“Ngushtica e Hormuzit, armë strategjike e Iranit”, Ja si po vendos Garda Revolucionare minat detare! (VIDEO)

Ish-deputeti i PS dhe eksperti i sigurisë Denis Deliu ka komentuar situatën në Ngushticën e Hormuzit, në kuadër të tensioneve mes SHBA-ve dhe Izraelit me Iranin.

I ftuar në emisionin Studio24 në News24 Deliu theksoi se Irani e ka përdorur shpesh këtë ngushticë si një mjet presioni në përballje me sanksionet ndërkombëtare.

“Irani ka një privilegj apo garanci dhe herë pas here e ka përdorur Ngushticën e Hormuzit si armë dhe mjet diplomatik për të luftuar sanksionet që i janë vendosur për shkak të kufizimeve që kërkoheshin për pasurimin e uraniumit apo kapacitetet balistike,” u shpreh ai.

Sipas tij, pozicioni gjeografik i Iranit i jep një avantazh të rëndësishëm strategjik. Afërsia me këtë korridor detar i mundëson Teheranit jo vetëm mbrojtje, por edhe aftësi për të monitoruar dhe sulmuar anijet që kalojnë aty.

Deliu nënvizoi se vendet e Gjirit Persik kanë interes jetik për këtë rrugë, pasi përmes saj kalon një pjesë e madhe e transportit global të naftës dhe gazit. Ai shtoi se Garda Revolucionare e Iranit ka ndërmarrë prej kohësh masa për të rritur kapacitetet në zonë.

“Duke konsideruar një ditë si kjo, me një sulm të mundshëm nga SHBA dhe Izraeli, Irani ka investuar në tunele nëntokësore që lidhen me detin. Përmes anijeve të shpejta, lëvizjeve gjatë natës, vendosjes së minave detare, si dhe përdorimit të dronëve të armatosur apo raketave të vendosura në bregdetin malor, krijohet një kërcënim real,” tha ai.

Sipas ekspertit, kjo situatë rrit ndjeshëm pasigurinë në një nga nyjet më të rëndësishme të transportit global të energjisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë botërore.

“Kjo ka sjellë rritje të kostove dhe çmimeve në tregjet globale, si dhe ka ndikuar në marrëdhëniet diplomatike,” theksoi Deliu.

Ai shtoi se për shkak të rëndësisë strategjike të ngushticës, SHBA ka kërkuar mbështetjen e aleatëve për të garantuar sigurinë e furnizimeve energjetike, nga të cilat varen shumë vende të botës.

Propozimi 14-pikësh i Trump për t’i dhënë fund luftës, Ja kushtet për pasurimin e uraniumit dhe Ngushticën e Hormuzit

Administrata Trump i ka dërguar Teheranit një paketë kushtesh për t’i dhënë fund konfliktit, sipas New York Times, me planin që përfshin një sërë kërkesash mbi programet bërthamore dhe raketore të Iranit, si dhe stimuj, siç është heqja e sanksioneve.

Administrata amerikane ka formuluar gjithsej 15 kushte për Iranin si bazë për t’i dhënë fund luftës, diçka që vetë presidenti amerikan e theksoi në deklaratat e tij dje. Raporti i gazetës amerikane mbështetet nga Kanali 12 izraelit, i cili thekson se kushtet duket se mbulojnë të gjitha qëllimet strategjike të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, ashtu siç janë formësuar në kontekstin e konfliktit.

Megjithatë, siç vëren rrjeti izraelit, në Jerusalem ekziston shqetësimi se Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij po kërkojnë një arritje të shpejtë të një “marrëveshjeje kornizë, një marrëveshjeje në parim” me Iranin, në vend që ta bëjnë atë një kusht për respektimin e plotë të kërkesave specifike para përfundimit të armiqësive.

Sipas tre burimeve të njohura me detajet, bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit, përfshirë Jared Kushner dhe Steve Witkoff, kanë formuluar një procedurë që parashikon “deklarimin e një armëpushimi njëmujor, gjatë të cilit të dy palët do të negociojnë një marrëveshje 15-pikëshe”, duke ndjekur modelin e marrëveshjeve të mëparshme të arritura me ndërmjetësimin e administratës Trump në Gaza dhe Liban.

Donald Trump tha dje se është arritur një konvergjencë e konsiderueshme në shumë çështje të një marrëveshjeje të mundshme, në kontekstin e negociatave indirekte me një lojtar kyç në Iran.

Sipas raportit, “skenari i një marrëveshjeje të shpejtë dhe të paqartë në parim është shumë shqetësues për udhëheqjen politike dhe ushtarake të Izraelit”, pasi ekziston rreziku që Irani të gjendet në një pozicion të favorshëm nëse konflikti përfundon para se kushtet të finalizohen plotësisht.

Raporti paraqet 14 nga 15 pikat e kërkesave dhe shkëmbimeve që thuhet se i janë përcjellë Teheranit nga Uashingtoni, duke cituar një burim perëndimor.

14 pikat e propozimit të SHBA-së për Iranin

Kërkesat e 11-të nga Teherani

Irani duhet të çmontojë kapacitetet e tij ekzistuese bërthamore.

Irani duhet të zotohet se nuk do të kërkojë kurrë të pajiset me armë bërthamore.

Nuk do të lejohet pasurimi i uraniumit në tokën iraniane. 4.

Irani duhet t’ia dorëzojë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) rezervat e tij prej afërsisht 450 kilogramësh uranium të pasuruar 60% në të ardhmen e afërt, bazuar në një orar që do të miratohet.

Objektet bërthamore në Natanz, Isfahan dhe Fordow duhet të çmontohen.

IAEA-së, organit mbikëqyrës bërthamor të OKB-së, duhet t’i jepet akses i plotë, transparencë dhe aftësi inspektimi brenda Iranit.

Irani duhet të braktisë “modelin e ndërmjetësimit” rajonal.

Irani duhet të ndalojë financimin, mentorimin dhe pajisjen e aleatëve të tij rajonalë.

Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur dhe të funksionojë si një korridor i lirë detar.

Programi raketor i Iranit duhet të jetë i kufizuar si në rreze veprimi ashtu edhe në numrin e raketave, me kufizime specifike që do të vendosen në një fazë të mëvonshme.

Çdo përdorim i ardhshëm i raketave do të lejohet vetëm për qëllime vetëmbrojtëse.

Tre shkëmbimet për Teheranin.

Irani do të marrë lehtësim të plotë nga sanksionet e vendosura nga bashkësia ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Iranin në zhvillimin e programit të tij bërthamor civil, duke përfshirë prodhimin e energjisë elektrike në termocentralin bërthamor të Bushehrit.

I ashtuquajturi mekanizëm “kthimi në kohë”, i cili lejon rivendosjen automatike të sanksioneve në rast të mosrespektimit të marrëveshjeve nga Irani, do të shfuqizohet.

Irani sulmon përsëri Izraelin dhe Kuvajtin, pavarësisht deklaratave të Trump për armëpushim

Irani ka ndërmarrë sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe Kuvajtit, duke përshkallëzuar ndjeshëm situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme.

Sipas autoriteteve izraelite, të paktën gjashtë persona janë plagosur në disa zona të Tel Aviv, ndërsa dëmet materiale janë shkaktuar kryesisht nga mbetjet e raketave dhe dronëve të neutralizuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Nga ana tjetër, autoritetet në Kuvajti deklaruan se kërcënimet u neutralizuan në ajër, ndërsa shpërthimet e dëgjuara ishin pasojë e ndërhyrjes së sistemeve mbrojtëse.

Reagimet dhe diplomacia

Pavarësisht deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump për mundësi negociatash, Irani ka mohuar çdo kontakt të drejtpërdrejtë me SHBA-në. Megjithatë, raporte të ndryshme sugjerojnë komunikime indirekte përmes ndërmjetësve.

Eksperti i sigurisë Kenneth Pollack deklaroi se nuk ka shenja konkrete për përparim diplomatik, duke theksuar se kushtet e vendosura nga Teherani mbeten të papranueshme për Uashingtonin.

Ndikimi ekonomik

Përshkallëzimi i situatës ka ndikuar menjëherë në tregjet globale të energjisë. Ndërprerjet në Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret kryesore të furnizimit me energji në botë, kanë çuar në rritjen e çmimit të naftës Brent mbi 102 dollarë për fuçi.

Mediat serbe raportojnë për arrestimin e katër shqiptarëve në Serbi, publikuan pamje me bluzat “Shqipëri Etnike”

Policia serbe arrestoi sot katër shtetas të Republikës së Shqipërisë, pasi kishin shpalosur bluza me motive kombëtare, në territorin e Serbisë.

Sipas mediave serbe, të arrestuarit janë A.S. (1989), E.V. (1984), E.G. (1978) dhe A.C. (2005), me arsyetimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Sipas raportimeve, i arrestuari A.S., sot kishte postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku shfaqet në një veturë të tipit Audi në shoqërinë e të dyshuarve të tjerë, duke ngarë në një autostradë përmes Serbisë, duke shfaqur simbolet e Shqipërisë Etnike.

Të dyshuarve u është urdhëruar paraburgimi deri në 48 orë, pas së cilës ata do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal.

Sondazhi: Shqiptarët ndër më të gatshmit në NATO për të luftuar për vendin

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të gatishmërisë për të luftuar për vendin në mesin e anëtarëve të NATO-s, sipas një analize të publikuar nga think-tanku amerikan Foreign Policy Research Institute.

Të dhënat tregojnë se 69 për qind e shqiptarëve deklarojnë se do të ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre, duke e vendosur Shqipërinë në vendin e dytë pas Turqisë (88 për qind), dhe përpara vendeve si Suedia, Finlanda dhe Mali i Zi.

Sondazhi, i realizuar nga Riga Stradins University në bashkëpunim me Center for Geopolitical Studies Riga, përfshiu mbi 31 mijë të anketuar në të gjitha vendet e NATO-s dhe ishte përfaqësues në nivel kombëtar për secilin shtet.

Në dhjetëshen e parë bëjnë pjesë edhe Greqia, Norvegjia, Lituania, Polonia dhe Sllovenia, ndërsa në fund të listës renditen vende si Italia, Sllovakia, Gjermania dhe Holanda.

Sipas analizës së studimit, nivelet e larta të gatishmërisë për të luftuar lidhen shpesh me perceptimin e kërcënimeve të jashtme dhe faktorë historikë e kulturorë.

Megjithatë, autorët theksojnë se përgjigjet në sondazhe nuk përkthehen gjithmonë në sjellje reale në rast lufte, pasi vendimet ndikohen nga faktorë të ndryshëm si situata konkrete, mbështetja e aleatëve dhe rrethanat personale.

Gjetjet tregojnë gjithashtu se brenda NATO-s ekzistojnë dallime të mëdha në perceptimin e rrezikut dhe në gatishmërinë e popullsive për të mbështetur vendet e tyre në rast konflikti.