Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, shkaku i vrasjes së tij thuhet se ishte thyerja e kafkës.
Enton Janushi, atë kohë 28 vjeç, humbi gjurmët mesditën e datës 19 Janar 2015, ku për herë të fundit u pa pranë Liqenit të Thatë në zonën e Koopshtit Zoologjik në Tiranë.
Dhe që nga ai moment askush nuk pati më informacion rreth fatit të tij. Ndërsa personat e fundit që u takuan me të para se të zhdukej, ishin prindërit , me të cilët sapo ishte ndarë. Një histori e cila tashmë nuk ka më dyshime jo vetëm rreth fatit të tij, por edhe se çfarë ndodhi me të.