Vetëm sa i kishte thënë që ta linte rehat pasi nuk ishin punë për të. Në lidhje me ditën e tyre të fundit, e dashura e Enton Janushit, tregoi se ata kishin folur me njëri-tjetrin deri në mesditë. Por më pas çdo komunikim ishte shkëputur midis tyre. E vetmja gjë që ai kishte mundur t’i thoshte ishte se do të dilte me disa shokë.
Në dosjen hetimore thuhet se, gjatë marrjes në pyetje e dashura e Enton Janushit, tha ndër të tjera se më datë 19 Janar 2015, kishte folur në telefon me të dhe ai i kishte thënë se do të dilte me disa shokë.
Sipas saj, komunikimi i fundit midis tyre kishte qenë në këtë datë rreth orës 14.00, më pas ajo i kishte rënë disa herë telefonit, por edhe pse ishte i hapur, ai nuk iu përgjigj thirrjeve të saj. E shqetësuar për humbjen e kontakteve me të dashurin e saj, ajo tha për grupin hetues se insistoi në telefonatat e saj edhe në dy ditët në vazhdim.