E pyetur në lidhje me zhdukjen e shtetasit Enton Janushi, shtetasja D.T, e cila rezulton të jetë e dashura e tij, deklaron se është takuar me Entonin më datë 17 janar 2015. Dhe se së bashku kanë qëndruar në hotel deri më datë 19 Janar 2015 rreth orës 14.00. Kohë në të cilën është ndarë me të dhe është nisur me makinën e saj në drejtim të Fierit.
Gjatë intervistimit përpara grupit hetues, e dashura e Enton Janushit, rrëfeu se ai i kishte treguar se kishte mbërritur në Shqipëri nga Hollanda, më datë 17 Janar 2015. Dhe duke e parë atë shumë të shqetësuar kishte tentuar disa herë të mësonte se çfarë i kishte ndodhur. Por ai sipas saj i ishte kthyer ashpër duke i thënë se nuk ishin punë për të.
Gjatë marrjes në pyetje e dashura e Enton Janushit, tha se kishte mësuar prej tij që kishte mbërritur nga Hollanda më datë 17 Janar 2015. Ajo po kështu tha se ai ishte shumë i shqetësuar. Por teksa e kishte pyetur se çfarë kishte ai nuk i kishte treguar gjë.