Nga verifikimet nuk rezulton që në këtë datë bashkë me të, të kenë hyrë në Shqipëri edhe shtetasi B.(M.)Sh. Po kështu nuk rezulton që në këtë datë të ketë dalë nga Shqipëria as personi me emrin Miri, i identifikuar si shtetasi F. (R). R, siç pretendohet nga shtetasi Namik Janushi.
Por edhe pse në sistemin TIMS, këta persona nuk rezultonin që të kishin hyrë në Shqipëri me Enton Janushin, grupi hetues mori gjithsesi në pyetje, dy personat që 28 vjeçari kishte rrëfyer me të mbërritur në banesë, se kishin qenë shoqëruesit e tij, pas zbritjes nga aeroporti i Shkupit më datë 16 Janar 2015.
(M.) Sh. dhe F. (R.) R mohuan të kishin shoqëruar Enton Janushin, pas fluturimit të tij nga Hollanda.