Ndaj dyshoj se djali mund të jetë rrëmbyer”, mësohet të ketë thënë ai. Menjëherë pas këtij denoncimi, grupi hetues, nisi verifikimin e të dhënave mbi Enton Janushin dhe aktivitetin e tij jashtë Shqipërisë.
Ku fillimisht u bë kqyrja e sistemit TIMS, nëse të dhënat e deklaruara nga babai i tij dhe të rrëfyera nga i biri korespondonin me gjetjet e hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar, të tij dhe të personave që ai kishte thënë se e shoqëronin që nga aeroporti i Shkupit deri në mbërritjen në Tiranë.
Nga verifikimet në sistemin TIMS rezulton se Enton Janushi ka hyrë në Shqipëri më datë 16 Janar 2015, në orën 04.12 min nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës si këmbësor dhe ka përdorur si mjet dokumenti udhëtimi pasaportën.