Vdekja e Princeshë Dianës më 31 gusht 1997 në Paris mbetet një nga ngjarjet më të diskutuara në historinë moderne.
Aksidenti automobilistik që i mori jetën asaj, Dodi Al-Fayed dhe shoferit Henri Paul ka qenë objekt i hetimeve të shumta, por edhe i teorive të panumërta konspirative. Pavarësisht interesit të madh publik, hetimet zyrtare kanë arritur në përfundimin se bëhej fjalë për një aksident tragjik dhe jo për një vrasje të organizuar.