Vapa shtyn Francën në “vendime sheriatike”

Qeveria franceze ka ndaluar konsumin e alkoolit në disa ngjarje në një festival të madh kombëtar të muzikës të dielën, ndërsa një valë e të nxehtit godet vendin me temperatura rekord.

Festimet vjetore të Fête de la Musique sjellin miliona njerëz në rrugë në të gjithë Francën. Megjithatë, me një të tretën e vendit në gatishmëri për valë të nxehti, qeveria ka ndaluar konsumin e alkoolit në vendet publike ku janë në fuqi paralajmërimet e kuqe.