Trump-Netanyahu: krisje në horizont?

Përpjekja e Tel Avivit për të diktuar politikën e jashtme të Uashingtonit ka marrë një goditje të ashpër.Udhëtimi i Benjamin Netanyahut në SHBA për të bllokuar shitjen e avionëve F-35 Turqisë dështoi përpara se të niste.

Reagimi arrogant i Donald Trump, “asnjëri nuk më tregon se çfarë duhet të shesim”, uli siparin e iluzionit izraelit. Izraeli po dëshmon një paaftësi kronike për të kuptuar se nuk është ai qendra e botës.Pretendimi i tij për të pasur të drejtë vetoje mbi vendimet e superfuqisë amerikane nuk është thjesht naivitet, por një arrogancë e rrezikshme gjeopolitike.