Duke u ndalur te fakti se sa besim ka te kjo drejtësi dhe te aksioni ndaj kapjes së ‘peshqve të mëdhenj’, Kapri u ndal te raporti i politikës me këtë sistem.
“Një nga ndarjet që kemi ne me PD kjo është. Mendojmë se SPAK është institucioni më i besueshëm në Shqipëri.
Ajo që po bën SPAK-u sot është historike. Drejtësia është mjeti i vetëm për të ndryshuar gjërat në Shqipëri, për ata që kanë vjedhur.