Nëse nuk shkohet atje, misioni nuk është përmbushur,” tha Kapri.Deputeti theksoi se drejtësia mbetet instrumenti kryesor për ndryshimin e situatës në Shqipëri dhe për ndëshkimin e atyre që kanë vjedhur.
Ai kritikoi qeverinë, duke u shprehur se Rama nuk mund të veprojë sipas dëshirës pa përgjegjësi, dhe paralajmëroi se mediat e huaja, përfshirë ato gjermane, kanë parashikuar një “stuhi” për kryeministrin.
Duke folur për raportin me opozitën, Kapri theksoi nevojën për bashkim rreth kauzave konkrete dhe jo lista elektorale të përbashkëta që shpesh shndërrohen në pazare.