Arabia Saudite përdori një nga sistemet më të përparuara të kontrollit të turmave në botë.
Ndërsa miliona myslimanë nga e gjithë bota ishin në Mekë për Haxh, autoritetet e Arabisë Saudite përdorën një nga sistemet më të përparuara të inteligjencës artificiale për të monitoruar dhe menaxhuar numrin e madh të njerëzve në vendet e shenjta.
Sipas informacionit të disponueshëm, sistemi gjurmoi lëvizjet e pelegrinëve në kohë reale, analizoi dendësinë e turmave dhe identifikoi zonat në rrezik prej krijimit të dundjeve.
Sisteme si Baseer dhe Sawaher, të zhvilluara në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, përdorën vizionin kompjuterik, imazhe termike dhe analiza të IA-së për të monitoruar dendësinë dhe lëvizjen e turmave në kohë reale.
Këto sisteme analizuan pamjet video dhe të mbikëqyrjes, identifikuan pikat e mbingarkesës, parashikuan alët e turmave dhe ndihmuan autoritetet të marrin vendime më të shpejta.
Arabia Saudite vendosi gjithashtu robotë të mundësuar nga inteligjenca artificiale që ofronin udhëzime fetare dhe shërbime përkthimi në gjuhë të shumta, si pjesë e një sistemi më të gjerë dixhital për të përmirësuar përvojën e pelegrinit.
Robotët ofruan përmbajtje interaktive fetare dhe edukative, informacion në lidhje me vendndodhjet dhe shërbimet brenda Dy Xhamive të Shenjta, përgjigje për pyetje fetare dhe përkthime të menjëhershme për të lehtësuar komunikimin midis vizitorëve nga vende të ndryshme. /tesheshi.com/