Deri më 26 mars, ata do t’i dorëzojnë ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, listën me tre më të vlerësuarit.
Megjithatë, vendimi final mbetet në dorë të ministrit, i cili mund të përzgjedhë cilindo prej 3 kandidatëve më të pikëzuar me një relacion argumentues për t’ia propozuar Këshillit të Ministrave, pavarësisht renditjes.
Procesi u zhvillua nën vëmendje të lartë diplomatike. Gjatë ditës, në Ministrinë e Brendshme u pa edhe e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nensi VanHorn, ndërsa në orët e drekës mbërriti edhe ambasadori britanik, duke shtuar interesin dhe peshën ndërkombëtare mbi këtë garë kyçe për drejtimin e Policisë së Shtetit.