Pas tij, në garë u paraqitën Alfred Çepe dhe Arjanit Arapi, ndërsa një nga emrat më të fortë, Elidon Çela, drejtues i Policisë së Vlorës, prezantoi platformën e tij për postin më të lartë.
Lista vijoi me figura me peshë në radhët e bluve si Gentian Berberi i Shkodrës, Gentjan Shehaj dhe ish-drejtori i Policisë Kriminale, Idajet Faskaj.
Për intervistë erdhi Lorenc Panganika, ish-drejtor i Tiranës dhe Fierit, i konsideruar pretendent seriozë, ndjekur nga kreu aktual i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati.