Mirëpo nga burime jo zyrtare bëhet me dije se Tonin Vocaj rezulton kandidati më i vlerësuar, nga procesi i përzgjedhjes.
Vocaj është renditur i pari për nga pikët, ndërsa pas tij vjen Lorenc Panganika, i cili gjithashtu konsiderohet një pretendent i fortë për postin.
Lista me kandidatët më të vlerësuar i është dorëzuar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, kryeministrit Edi Rama, i cili do të marrë vendimin përfundimtar gjatë këtyre ditëve.