Vende të tjera ishin më fleksibël. Estonia kupton shqetësimet e Holandës, Gjermanisë dhe të tjerëve, por thekson rëndësinë e avancimit të procesit.
Nëse Bashkimi Europian ka kushte shtesë për Shqipërinë, ato duhet të përcaktohen qartë, dhe jo të vazhdohet pafundësisht me diskutime pa objektiv. Nga ana tjetër,
Spanja dhe Italia shprehën mbështetje, duke theksuar se ky është edhe një problem komunikimi strategjik për BE-në, nëse nuk arrin t’i shpjegojë Shqipërisë pse procesi po vonohet.