Specialitete si kardiologjia, neurologjia apo gastroenterologjia vendosen rreth 200 mijë lekë, ndërsa një mjek i përgjithshëm llogaritet me 163 mijë lekë.
“Tatimpaguesit që deklarojnë paga nën nivelin e pagave indikative për profesionet përkatëse, apo që ndryshojnë kategorizimin e profesionit të punonjësit me qëllim deklarimin e një page më të ulët, do të konsiderohen me risk dhe do të jenë objekt verifikimi nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore”, vijon njoftimi.
Në fund të marsit, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, bëri të ditur se nisjen e kontrolleve të cilat do të përfshijnë rreth 10 mijë tatimpagues dhe afro 45 mijë të punësuar në këto sektorë.
