Beteja ndaj evazionit fiskal duket se ka vënë sërish në lëvizje qeverinë. Në shënjestër janë profesionet e lira, të vetëpunësuarit të cilët deklarojnë pagë minimale.
Për të shmangur abuzimin e mundshëm, drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka caktuar paga referuese për secilën nga këto kategori profesionesh.