KQZ i jep rezultatet ndër vite Erion Braçes, ndër më të votuarit në vend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i është përgjigjur kërkesës së deputetit socialist Erion Braçe, duke i vënë në dispozicion të dhënat zyrtare mbi rezultatet e tij elektorale ndër vite.

Në dokumentin zyrtar, institucioni bën të ditur se i ka përcjellë Braçes rezultatet personale për zgjedhjet parlamentare nga viti 2001 deri në vitin 2021, duke ofruar një pasqyrë të plotë të performancës së tij elektorale.

Sa i përket zgjedhjeve të viteve 1996 dhe 1997, KQZ sqaron se ka kërkuar informacion pranë Arkivit Qendror Shtetëror, i cili ka konfirmuar se këto të dhëna nuk gjenden në fondin e tij arkivor.

Sipas përgjigjes zyrtare, dokumentacioni përkatës administrohet nga arkivi i Kuvendit të Shqipërisë.

⬆️⬆️

TERHIQE LART

PER TE LEXUAR LAJMIN E PLOTE
VAZHDO ME LEXIMIN

⬆️⬆️