Etja e tepërt dhe urinimi i shtuar janë shenja dhe simptoma të zakonshme të diabetit. Kur keni diabet, glukoza grumbullohet në gjak.
Prandaj veshkat janë të detyruara të punojnë më tepër për të filtruar dhe thithur glukozën e tepërt. Etja e shtuar mund të jetë gjithashu një tregues i niveleve të larta të glukozës në gjak.