Ndjesia e fryrjes së barkut, shpesh herë nuk është imagjinatë juaja, por një problem i mirëfilltë shëndetësor. Ngrënia e ushqimeve të caktuara, vaktet me shumë kripë apo shqetësimet me zorrët, mund të shkaktojnë prishjen e mikroflorës së aparatit tretës.
Veç kosit që e dinë të gjithë, hudhra është ushqimi tjetër që mund të bëjë mrekulli, kur vjen puna tek fryrja e barkut.