Sipas tij, kamerat e sigurisë së Partisë Demokratike mund ta kenë regjistruar këtë individ, i cili dyshohet se lëviz i armatosur në Tiranë dhe vijon ta kërcënojë me vrasje.
“Njoftim për Policinë e Shtetit. Një person me pseudonimin “Ken Shiro”, që pretendon se ka vrarë Kastriot Myftarajn, më kërcënon me vrasje.
Do të bëj kallëzim në polici për personin me pseudonimin “Ken Shiro” dhe shpresoj që policia ta identifikojë këtë person që më kërcënon me dy plumba dhe pretendon se ka vrarë edhe Kastriot Myftarajn.
Personi në fjalë, në orën 12:45, ka qenë në parkingun e Partisë Demokratike, pranë Xhamisë së Namazgjasë. Kamerat e PD-së mund ta kenë kapur personin në fjalë, i cili duket se lëviz i armatosur në Tiranë dhe më kërcënon me vrasje me plumba”, shprehet në një reagim të fundit Jazexhi.