Sipas Jazexhit, personi në fjalë i ka dërguar mesazhe kërcënuese, ku shprehet se do ta qëllojë “me dy plumba”, duke e paraqitur këtë si një premtim të drejtpërdrejtë.
Jazexhi ka bërë të ditur se ka paraqitur kallëzim penal në Policinë e Shtetit, duke kërkuar identifikimin dhe ndalimin e personit që e kërcënon.
Më tej, ai ka deklaruar se personi në fjalë është parë rreth orës 12:45 në parkingun e Partisë Demokratike, pranë Xhamisë së Namazgjasë.