Unë mendoj që edhe mund ta kenë vrarë, sepse rrethanat kanë qenë kështu: unë kam pyetur nënën e vet çfarë ka ndodhur, dhe ky i ka thënë mamasë “hyr brenda në dhomë sepse po pres të vijnë disa njerëz për të biseduar, kam një bisedë me ta”.
E ëma ka hyrë në dhomë dhe vetëm kur ka ardhur policia, pas nja 45 minutave që kishte ndodhur vdekja e tij. Unë kam ato dyshimet e mia se kush, në qoftë se është vrasje, kush mund t’ia ketë bërë, por nuk mund ta them dot”, u shpreh Alfred Cako.
Denoncimi në polici
Disa ditë më parë, gazeta “SOT” raportoi denoncimin publik të historianit dhe analistit Olsi Jazexhi, i cili tha se është kërcënuar me jetë nga një person që përdor pseudonimin “Ken Shiro” në rrjetet sociale dhe aplikacionet e komunikimit që sipas tij ka deklaruar gjithashtu se ka lidhje me vrasjen e të ndjerit Kastriot Myftaraj .