Kastriot Myftarajn mund ta kenë vrarë, Alfred Cako plas “bombën”, detaji misterioz në shtëpi që hedh dyshimet e forta për vdekjen e gazetarit dhe biseda e fundit me nënën e tij
Vdekja e gazetarit Kastriot Myftaraj vijon të mbetet e mbuluar me mister dhe pikëpyetje, duke ushqyer prej kohësh dyshime për atë që mund të ketë ndodhur realisht pas dyerve të banesës së tij në Tiranë.
Edhe pse versioni zyrtar e ka klasifikuar ngjarjen si një vetëvrasje, vazhdon të qarkullojë ideja se ai mund të jetë eliminuar për shkak të qëndrimeve të tij të forta dhe shpesh të debatueshme mbi çështje sensitive.