Kanye West thyen çdo rekord! Mbledh 118 mijë fansa në stadium për koncertin e tij

Reperi i njohur amerikan, Kanye West, ka rikthyer vëmendjen e mbarë botës nga vetja pas një super-koncerti të mbajtur në Stamboll të Turqisë. Organizatorët raportojnë se në stadiumin olimpik “Atatürk” u mblodhën rreth 118,000 mijë fansa, një shifër që sipas vetë artistit thyen një rekord historik.

Koncerti, i cili u zhvillua të shtunën në mbrëmje, u shndërrua në një festë gjigante elektrizuese. Përveç performancës së Kanye West (i njohur tashmë si Ye), skena u ndez nga efekte spektakolare lazeri, DJ të njohur dhe pjesëmarrja surprizë e artistëve të tjerë të mëdhenj, ku spikati padyshim reperi Travis Scott.

Fluksi i jashtëzakonshëm i njerëzve nisi që në orët e pasdites, kohë kur organizatorët hapën portat e stadiumit për të shmangur incidentet. Pavarësisht masave, rritja e menjëhershme e numrit të udhëtarëve mbingarkoi tërësisht rrjetin e transportit publik në metropolin turk.

Ky koncert shënoi edhe hapjen zyrtare të turneut të ri evropian të Kanye West, i pari për të pas rreth 11 vitesh mungesë në skenat e këtij kontinenti. Sipas deklaratave të vetë reperit, kjo shfaqje mban tashmë rekordin si koncerti më i madh në histori i zhvilluar brenda një stadiumi.

Sfida në Evropë: Edhe pse nisi me një sukses të jashtëzakonshëm në Turqi, turneu i ri i West nuk ka qenë i lehtë. Disa prej koncerteve të planifikuara në vende të tjera evropiane janë anuluar ose refuzuar nga autoritetet lokale për arsye sigurie dhe shqetësimesh publike.