Horrori i kolonëve në Bregun Perëndimor: njihuni me barbarët që kanë shënjestruar edhe Shqipërinë

Situata në Bregun Perëndimor nuk ka qenë kurrë më e keqe. Bregu Perëndimor po jeton në ritmin e krimeve në rritje nga kolonët hebrenj, të cilëve u jepet mbështetje e plotë nga forcat pushtuese izraelite për të kryer terror kundër palestinezëve, në një plan të qartë për t’jua vjedhur tokën dhe për t’i dëbuar ata nga toka e tyre.

Pas grupeve të kolonëve, të cilët kryejnë çdo ditë krimet e tyre kundër fshatrave palestineze në Bregun Perëndimor, qëndrojnë organizata që i ushqejnë ata brenda vendbanimeve, koordinojnë lëvizjet e tyre me ushtrinë pushtuese izraelite dhe kryejnë sulme duke përdorur metoda të ndryshme për të arritur një qëllim, që është kontrolli i plotë mbi tokën.