Po ashtu, Hoxha deklaroi se Ervis Martinaj ishte i vetmi personazh nga bota e krimit, të cilit kryeministri Edi Rama i ka përmendur emrin, pasi, sipas tij, i ka hapur probleme.
Gazetari shtoi gjithashtu se, para vrasjes, ish-bosi i lojërave të fatit ishte pozicionuar në krahun e Partisë Demokratike dhe, para eliminimit, u shpall “armik publik”.
Artan Hoxha: Mustafa Martinaj e njeh ligjin, është biznesmen, ka pasur detyra drejtuese në fushën e tij dhe ka lidhje.