Ditën e djeshme, pasi doli nga ambientet e GJKKO-së, Mustafa Martinaj, babai i biznesmenit të zhdukur të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, deklaroi për mediat se i biri është vrarë.
Po ashtu, ai tha se drejtësia nuk po bën përpjekje për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Në lidhje me këtë deklaratë, gazetari Artan Hoxha i ka dhënë të drejtë Mustafa Martinajt, pasi, sipas tij, drejtësia nuk po bën përpjekje për të nxjerrë në dritë të vërtetën.