Departamenti amerikan i Luftës po kërkon nga Kongresi miratimin e një pakete shtesë financimi prej rreth 80 miliardë dollarësh për të mbuluar kostot e luftës me Iranin, si dhe disa shpenzime të tjera që nuk lidhen drejtpërdrejt me konfliktin.
Kjo është bërë e ditur nga zëvendëssekretari i Luftës, Stephen Feinberg, gjatë bisedave me ligjvënësit amerikanë.