Çfarë duhet të bëjnë 60-vjeçarët që të jetojnë më gjatë, ja “sekreti”

Mos mendoni që vetëm se jeni 60 vjeç, trupi juaj nuk ka më shpresë. Përkundrazi, me kujdesin e duhur ju mund të eliminoni dëmin që mund t’i jetë shkaktuar organizmit tuaj.

Një nga gabimet më të mëdha që pengojnë jetëgjatësinë është mendimi se jeni vonë, prandaj mos e bëni. Filloni të ecni apo të merreni me aktivitet fizik minimalisht 2 orë në javë.