Zbardhet emri i personit të zhdukur 11 vjet më parë/ U rrëmbye dhe u torturua për vdekje, çfarë dëshmuan në polici

Emisioni “Në Shënjestër”, publikon për herë të parë ekskluzivisht, emrin e personit të zhdukur 11 vjet më parë, më 19 janar 2015, eshtrat e të cilit u gjetën në malet e Librazhdit, në fund të vitit 2015.

Ekspertiza e eshtrave dhe analiza e AND-së e cila u përputh edhe me atë të prindërve, treguan se i përkasin Enton Janushit i cili njihej dhe me gjeneralitet Taulant Janushi apo edhe Taulant Maze.

“Nga mostra biologjike e ekzaminuar me analizën e ADN-së përgatitur nga materiali kockor, marrë gjatë zhvarrosjes së kufomës së paidentifikuar në fshatin Babje Librazhd, më datë 2 Nëntor 2022, u përftua një profil gjenetik i seksit mashkull i vlefshëm për identifikim.

SHTËPI BARI NË SHIJAK/ 180 vazo k*nabis dhe lidhje të paligjshme elektrike, arrestohen 4 persona mes tyre një punonjës i OSHEE-së

Policia në Shijak finalizoi operacionin e koduar “Përshtatja”, duke zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Në këtë ambient, që përdorte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, u gjetën 180 vazo ku më parë kultivoheshin kanabis, mbetje të bimëve narkotike, llamba, ventilatorë dhe pajisje të tjera ndihmëse.Gjatë operacionit u arrestuan 4 persona, ndër të cilët një punonjës i OSHEE-së, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim.

Sipas hetimeve, disa prej të arrestuarve kishin dhënë ambientin me qira dhe kishin ndihmuar në kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa disa të tjerë nuk e raportuan veprimtarinë kriminale.Policia dhe Prokuroria e Durrësit vijojnë hetimet për kapjen e personit në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Irani kërkon pushtimin e Ngushticës së Hormuzit, synon të tarifojë anijet me qindra miliona dollarë

Irani ka paraqitur një kërkesë të re në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, duke kërkuar njohjen e sovranitetit mbi Ngushtica e Hormuzit.

Kjo rrugë kyçe, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës globale, është kthyer në një mjet presioni për Teheranin, i cili po shqyrton vendosjen e tarifave për kalimin e anijeve.

Sipas ekspertëve, një sistem i tillë mund t’i sjellë Iranit qindra miliona dollarë në muaj, por ka hasur kundërshtime të forta ndërkombëtare për shkak të shkeljeve të mundshme të së drejtës detare.

Ndërkohë, tensionet kanë ndikuar seriozisht në tregjet globale të energjisë dhe kanë shkaktuar pengesa të mëdha në transportin detar, duke rritur shqetësimet për stabilitetin ekonomik global

Rrëfimi shokues i 13-vjeçarit që goditi me thikë mësuesen dhe donte të vriste edhe prindërit!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 13-vjeçar ka sulmuar me thikë mësuesen e tij në një shkollë në provincën e Bergamos, duke zbuluar më pas detaje shqetësuese mbi planin e tij.

Sipas raportimeve, i mituri kishte organizuar gjithçka në detaje, duke blerë paraprakisht armën dhe duke menduar madje edhe transmetimin e sulmit në rrjetet sociale.

Pas ndalimit, ai ka pranuar se kishte qëllim të qartë për të kryer aktin dhe ka treguar se kishte marrë në konsideratë edhe mundësinë për të dëmtuar prindërit e tij, pavarësisht se marrëdhëniet familjare dukeshin normale.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar motivet dhe ndikimet e mundshme, përfshirë aktivitetin e tij online dhe kontaktet në rrjetet sociale, ndërsa rasti ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në shkolla dhe shëndetin mendor të të miturve.

Për shkak të moshës, i mituri nuk mban përgjegjësi penale dhe është vendosur nën kujdesin e shërbimeve sociale, ndërsa pritet të kryhen vlerësime të mëtejshme psikologjike.

Tentuan të grabisnin argjendarinë në Pogradec, arrestohen dy “skifterë” nga Laçi, e pëson edhe një person tjetër

Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në një argjendari në Pogradec në pronësi të Lytfi Alisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Argjendaria” u vunë në pranga dy persona, si autorë të ngjarjes, ndërsa një tjetër u procedua penalisht për pengim të zbulimit të së vërtetës.

Të arrestuarit janë K. T., 23 vjeç, dhe B. M., 22 vjeç, banues në Mamurras, Laç, të cilët akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.“Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 20.03.2026, kanë tentuar të vjedhin argjendarinë në pronësi të shtetasit L. A., duke tentuar të hapin me forcë qepenin dhe duke thyer xhamin e derës hyrëse të dyqanit, por nuk kanë mundur të marrin sende nga ky ambient”, thote policia, e cila thekson se vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Argjendaria”, për zbardhjen dhe dokumentimin e tentativës për vjedhje në një argjendari, ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Pogradecit.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër, i cili kreu veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë, në lagjen nr. 5, Pogradec, ku disa persona tentuan të vidhnin një argjendari, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Argjendaria”, për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Si rezultat i operacionit, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, shtetasit:

K.T., 23 vjeç, dhe B. M., 22 vjeç, banues në Mamurras, Laç.

Si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ndaj një 29-vjeçari, për të cilin, për arsye hetimore, nuk mund të bëhen me dije hollësi të mëtejshme.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 20.03.2026, kanë tentuar të vjedhin argjendarinë në pronësi të shtetasit L. A., duke tentuar të hapin me forcë qepenin dhe duke thyer xhamin e derës hyrëse të dyqanit, por nuk kanë mundur të marrin sende nga ky ambient.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme

Erion Braçe shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Mjaft më!

Erion Braçe shpall kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës ndryshe nga vendimi i kryetarit të PS dhe strukturave të Kryeqytetit që kanë shpallur emrin e Ogerta Manastirliut si kandidate për kryetare të Bashkisë në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor në 2027.

Dje u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Partisë socialiste të Njësisë 5 ku ka qenë prezent i deleguari Taulant Balla, dhe dy deputetët, Erion Brace dhe Fatmir Xhafaj.

Tonet janë ngritur shumë pas ankesave dhe shqetësimeve të shprehura nga socialistët në mbledhje, që nga punësimet e deri te kontributet e gjithsecilit.

Asnjë prej anëtarëve të Asamblesë së PS së Tiranës që konsiderohet edhe zemra e socialistëve për kryeqytetin, nuk ka qenë i kënaqur me mënyrën sesi janë zhvilluar deri tani politikat socialiste ne zonë.

Braçja ka qenë ndër të fundit që ka marrë fjalën.

Fjala e Braçes: Siç e kuptuat dhe vetë kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë. Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët e ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën dhe nëse nuk do të jem kandidat zyrtar i PS, do të shpall kandidaturën si kandidat i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë” tha Brace në mbledhje, duke shkaktuar jo pak habi por edhe duke lënë pa fjalë edhe drejtuesit socialist të qendrës, Taulant Ballën e Fatmir Xhafën, shkruan newsbomb.

Deklarata e Braçes vjen në një moment që vetë Rama është investuar për të dalë në terren e për të takuar socialistët.

Dy ditë më parë me strukturat socialiste të Njësisë 2, Edi Rama pa praninë e kamerave që ikën sapo ai mbaroi fjalimin e beri të qartë se kandidatja zyrtare e PS për bashkinë është Ogerta Manastirliu.

Zhvillimet në njësinë 5 vijnë pas mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave, ku pati një tjetër përplasje mes Kryetarit të PS Edi Rama dhe ish ministers së jashtme Elisa Spiropali.

Situata në PS nuk është më e qetë si më parë me më shumë zëra që po përpiqen të krijojnë oponencë dhe të kundërshtojnë vendimet e veprimet e Edi Ramës, përplasje që kanë ndodhur që kur në skenën politike u shfaq çështja “Balluku”.

Pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i strukturave në qendër por edhe në Tiranë pas shpalljes së beftë të kanditaturës së Erion Braçes si kandidat I pavarur në bashkinë e kryeqytetit.

“Damian leje telefonin se më shpërqëndron”/ Rama kapet me dy ish-ministrat në mbledhje: “Boll o Ervin i çove mesazhe

Zbulohen detaje të reja nga ajo çfarë prodhoi mbledhja e zgjeruar mes Grupit Parlamentar të PS dhe ministrave të kabinetit qeveritar.

Mesohet se nuk ka qenë vetëm Elisa Spiropali ajo që ka ngritur “temperaturën” e kësaj mbledhje duke u përplasur me Erjona Ismailin ministre për Marrëdhëniet me Parlamentit.

Dy burime nga Grupi PS treguan edhe dy episode të tjera ku janë bërë protagonistë dy deputetë të PS dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Episodi i parë ka qenë një tërheqja vëmendje ndaj Damian Gjiknurit.

“Damian leje telefonin se më shpërqëndron kur flas. Nuk e kam problem t’i çosh informacione medias se të gjithë në këtë sallë e bëjnë”, citohet të ketë thënë Edi Rama.

“Ok, s’ka asnjë problem”, është përgjigjur Gjiknuri, i cili më pas ka futur telefonin më xhep.

Nuk ka qenë vetëm Gjiknuri në atë mbledhje që ka prodhuar shqetësim tek Rama për përdorim telefoni.

“Boll o Ervin i çove mesazhe policëve”, i ka thënë Rama ish-ministrit të brendshëm Ervin Hoxha.

Episodi i dytë në mbledhje lidhet me protestën e banorëve të Rrjolit.

E ndërsa drejtoresha e Përgjithshme e Hipotekave, Lorena Goxhobelli, ka mbaruar prezantimin në pjesën e diskutime ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama.

Ka përcjellë një mesazh kritikues për deputetët socialistë të qarkut Shkodër.

“Nuk mund ti jepni zë disa personave që pretendojnë një pronë që nuk është e tyre. Ne kemi ngritur një grup pune nga ku na rezulton se s’kanë dokumente pronësie por letra të falsifikuara”, citohet te ketë thënë Rama dhe kërkuar distancim të deputetëve të tij nga kjo çështje.