Kastriot Myftarajn mund ta kenë vrrë, Alfred Cako nxjerr detajet që askush nuk ka guxuar ti thotë

Kastriot Myftarajn mund ta kenë vrarë, Alfred Cako plas “bombën”, detaji misterioz në shtëpi që hedh dyshimet e forta për vdekjen e gazetarit dhe biseda e fundit me nënën e tij

Vdekja e gazetarit Kastriot Myftaraj vijon të mbetet e mbuluar me mister dhe pikëpyetje, duke ushqyer prej kohësh dyshime për atë që mund të ketë ndodhur realisht pas dyerve të banesës së tij në Tiranë.

Edhe pse versioni zyrtar e ka klasifikuar ngjarjen si një vetëvrasje, vazhdon të qarkullojë ideja se ai mund të jetë eliminuar për shkak të qëndrimeve të tij të forta dhe shpesh të debatueshme mbi çështje sensitive.

Lajmi i zi për Rudina Xhungën! Bashkëshorti i saj bën njoftimin e trishtë (foto)

Një lajm i hidhur ka goditur sot botën e medias dhe familjen e gazetares së mirënjohur, Rudina Xhunga.

Nëna e saj, Vangjeli Xhunga, një zonjë fisnike dhe shtyllë e familjes, është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, më 4 prill.

Lajmi i trishtë është konfirmuar fillimisht nga bashkëshorti i gazetares, analisti Dritan Hila, i cili përmes një njoftimi të ndjerë në rrjetet sociale ka bërë me dije humbjen e madhe.

KQZ i jep rezultatet ndër vite Erion Braçes, ndër më të votuarit në vend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i është përgjigjur kërkesës së deputetit socialist Erion Braçe, duke i vënë në dispozicion të dhënat zyrtare mbi rezultatet e tij elektorale ndër vite.

Në dokumentin zyrtar, institucioni bën të ditur se i ka përcjellë Braçes rezultatet personale për zgjedhjet parlamentare nga viti 2001 deri në vitin 2021, duke ofruar një pasqyrë të plotë të performancës së tij elektorale.

Sa i përket zgjedhjeve të viteve 1996 dhe 1997, KQZ sqaron se ka kërkuar informacion pranë Arkivit Qendror Shtetëror, i cili ka konfirmuar se këto të dhëna nuk gjenden në fondin e tij arkivor.

Sipas përgjigjes zyrtare, dokumentacioni përkatës administrohet nga arkivi i Kuvendit të Shqipërisë.

Përplasja me SPAK për imunitetin e Ballukut, 9 vende të BE ngrijnë negociatat me Shqipërinë

Negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian janë futur në një fazë frenimi, që i dedikohet votimit të datës 12 mars në parlament, kur Edi Rama me 82 vota socialistësh rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, një akt për të cilin ishin paralajmëruar pasojat nga zëra të fuqishëm të BE dhe nga disa ambasada perëndimore në Tiranë.

Ndaj, ajo që deri dje ishte një përplasje e brendshme mes prokurorëve të SPAK-ut dhe Partisë Socialiste ka udhëtuar drejt Brukselit si një test i dështuar për reformën në drejtësi.

Plagosje me thikë, adoleshenti dërgohet ne spital në gjendje të rëndë

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pranë shatërvanit në qendër të qytetit.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes adoleshentëve, ku dy prej tyre jantë goditur me thikë.

Policia ka mbarritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Po vijojnë hetimet për zvbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga berberët dhe parukieret te mjekët e infermierët, TATIMET vendosin paga referencë për 39 profesione: Kujdes me deklarimin!

Beteja ndaj evazionit fiskal duket se ka vënë sërish në lëvizje qeverinë. Në shënjestër janë profesionet e lira, të vetëpunësuarit të cilët deklarojnë pagë minimale.

Për të shmangur abuzimin e mundshëm, drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka caktuar paga referuese për secilën nga këto kategori profesionesh.

“Edi Ramës i hapi probleme”, zhdukja e ish-bosit të lojërave të fatit, Artan Hoxha: Para VRASJES, Ervis Martinaj u shpall “armik publik”! Doli hapur në krahun e PD-së

Ditën e djeshme, pasi doli nga ambientet e GJKKO-së, Mustafa Martinaj, babai i biznesmenit të zhdukur të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, deklaroi për mediat se i biri është vrarë.

Po ashtu, ai tha se drejtësia nuk po bën përpjekje për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Në lidhje me këtë deklaratë, gazetari Artan Hoxha i ka dhënë të drejtë Mustafa Martinajt, pasi, sipas tij, drejtësia nuk po bën përpjekje për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Çfarë i ka shkruar? Selin përlotet, merr një mesazh nga DJ Gimbo

DJ Gimbo ka dërguar një mesazh për Selin në “Big Love” duke e gëzuar shumë banoren e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Në mesazhin e tij, ai i shkruan që e do shumë dhe të mos mërzitet. Por jo vetëm kaq, pasi i dërgon të fala si nga familja e saj por edhe nga e gjithë familja e tij.

Gjithashtu i thotë që të vazhdojë kështu pasi jo vetëm loja e saj por edhe zemra e saj po i fiton të gjithë çdo ditë.

Nën lupën e SPAK/ Rama i refuzon (tre herë) dorëheqjen drejtoreshës së Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Raporti vjetor i Prokurorisë së Posaçme, i prezantuar pak ditë më parë, qe një këmbanë alarmi për atë po ndodh në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe shtrirjen e ndikimit të grupeve kriminale mbi pronat e shqiptarëve.

“Gjatë vitit 2025, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një rritje të ndjeshme të referimeve që lidhen me shërbimet e regjistrimit të pasurive paluajtshme.

Janë identifikuar skema korruptive ku përfshihen zyrtarë të niveleve drejtuese dhe specialistë të ASHK-së, të cilët në bashkëpunim me grupe kriminale, kanë mundësuar mbivendosje pronash dhe legalizime në kundërshtim me ligjin, veçanërisht në zonat me interes të lartë turistik” – theksohet në raportin e SPAK.