Pjesë e kontrolleve të SPAK ka qenë edhe drejtoresha e kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Sindi Dushku si dhe banesat e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços. Dy javë më pas kontrollet janë ushtruar tek: ‘Alko Impex’ e Arbër Abazit e ‘2T’ e Artan Sakos, fitues të lotit të 7 të Unazës së Tiranës.
tek ‘GPG; e Paqsor Buzit dhe ‘Senka; e Ylli Senkës, fitues të Lotit të 5 të Unazës, tek firma Albstar, fituese e Lotit të 3-të të punimeve për Unazën e Madhe të Tiranës dhe tek firma ‘Salillari’ e Pëllumb Salillarit, fitues i Lotit 1 të Unazës së Madhe.
Kontrollet janë ushtruar nga BKH në Tiranë, Fier dhe Lushnje. Ekspertimi i këtyre pajisjeve mësohet se kishte mbetur pezull, pasi deri më tani hetuesit ishin fokusuar tek provat shkresore të sekuestruara në Ministrinë e Infrastrukturës.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se nga dy agjentë që po merreshin fillimisht me çështjen të Byroja Kombëtare të Hetimit, në bashkëpunim me prokurorët Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, kanë angazhuar të paktën 10 oficerë, të cilët po kryejnë veprime intensive hetimore, si mbi materialet e sekuestruara, ashtu edhe mbi të dhëna të reja që kanë dalë gjatë hetimeve.