SPAK certifikoi provat në GJKKO
Gazeta e raportoi në njw artikull tw tundit se SPAK, për të qenë korrekt me procedurat në sekuestrimin e provave për dosjen Balluku, mori “OK” nga GJKKO për të zbërthyer telefonat, laptopët dhe pajisjet e tjera elektronike të bandës së dyshuar të ish-ministres.
Vendimi u mor nga gjyqtari Erion Çela, në lidhje me sendet e sekuestruara gjatë kontrolle të SPAK, të zyrtarë dhe biznesmenë, kontrolle të ushtruara në dhjetor dhe në janar. Mësohet se vetëm Gjylit i janë sekuestruar 2 laptopë, një telefon dhe një USB.
Edhe Elezit gjithashtu i janë sekuestruar telefona dhe kompjuterë. Gjatë kontrolleve objekti kanë qenë kompanitë e biznesmenëve të cilët kanë fituar tenderë të rrugëve me vlerë miliona euro, që SPAK po i heton, si dhe zyrtarë të institucioneve në varësi të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës që drejtonte Belinda Balluku.