Gati akuzat për korrupsion dhe grup kriminal
Më 16 dhjetor, SPAK i kërkoi Kuvendit autorizim për arrestimin e Ballukut, duke paraqitur elementë të rinj hetimor, që lidhen me 7 lote të Unazës së Tiranës, si edhe 3 tenderë të tjerë madhorë, mes tyre koncesioni i rrugës Thumanë–Kashar. “Në masat e para të kërkuara znj.
Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, deklaruan disa javë më parë Prokurorët e SPAK, në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku kërkuan heqjen e imunitetit të ish-ministres, ku PS vendosi në Kuvend që të mos e lëshonte.
Por burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se pozitat e saj pritet të rëndohen edhe më shumë.
SPAK pritet të plasë “bombën” ndaj Ballukut, duke kaluar nga akuza e thjeshtë për shkelje të barazisë në tenderë, drejt dyshimeve për korrupsion dhe veprimtari të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, çka do të rëndojë ndjeshëm pozitën penale të saj.