Pikërisht nga telefoni i kësaj të fundit u zbuluan bisedat më të shumta, kur Berberi dhe Balluku flisnin për paracaktimin e tenderave të ndryshëm.
Megjithatë Kushtetuesja nuk i mori fare në shqyrtim pretendimet e Berberit, me argumentimin se ato nuk ishin objekt në kërkesën zyrtare.
Që ligjshmëria e provave të shqyrtohet në Kushtetuese duhet që ish kreu i ARRSH të ezaurojë të tria shkallët e gjykimit, duke filluar nga GJKKO e shkallës së parë.