Çfarë ndodhi?
Dje Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e Berberit për liri, pasi nuk pranoi të shqyrtojë pretendimet e tij për pavlefshmëri të provave të marra nga pajisjet elektronike.
Që shkurtin e vitit 2024, kur oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kryen një kontroll në banesën e tij, 4 aparatet telefonike të sekuestruara aty u bënë një minierë ari për SPAK, për dosje të bujshme, përfshirë edhe Belinda Ballukun.
Evis Berberi i bënte screenshot të gjitha bisedave me eproren e tij, ministren e atëhershme të Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku, dhe ia dërgonte ato bashkëshortes së tij Adela Ruko.