Të gjithë semimaturantët që nuk arritën të regjistrohen në shkollat e mesme gjatë afatit të parë u jepet një shans i ri për t’u regjistruar. Regjistrimi i dytë elektronik për regjistrim në shkollat e mesme për vitin shkollor 2026/2027 do të realizohet të martën, më 23 qershor. Menjëherë pas aplikimit online, nxënësit do të duhet të dorëzojnë dokumentet dhe certifikatat origjinale direkt në komisionet shkollore të mërkurën, më 24 qershor.