Policia në Shijak finalizoi operacionin e koduar “Përshtatja”, duke zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.
Në këtë ambient, që përdorte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, u gjetën 180 vazo ku më parë kultivoheshin kanabis, mbetje të bimëve narkotike, llamba, ventilatorë dhe pajisje të tjera ndihmëse.Gjatë operacionit u arrestuan 4 persona, ndër të cilët një punonjës i OSHEE-së, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim.
Sipas hetimeve, disa prej të arrestuarve kishin dhënë ambientin me qira dhe kishin ndihmuar në kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa disa të tjerë nuk e raportuan veprimtarinë kriminale.Policia dhe Prokuroria e Durrësit vijojnë hetimet për kapjen e personit në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.