Gjatë stinës së verës, mjafton një misër i pjekur për të të ofruar momente të veçanta kënaqësie. Misrat e pjekur apo kokrrat e misrit të ziera e të lyera me fare pak gjalpë nuk kanë të krahasuar.
Prej kohësh, misri i verdhë është përçmuar nga njerëzit që i frikësohen karbohidrateve. Më poshtë gjeni të gjitha vlerat që përfiton organizmi nga konsumimi i misrave.