Një marrëzi e tillë mund të ndodhë vetëm në Ballkan…

Një urë në rajonin e Thesalisë, në Greqi, është kthyer në simbol të paradokseve të Ballkanit. Edhe pse u shpall zyrtarisht e papërdorshme pas përmbytjeve shkatërrimtare të vitit 2023, automjetet vazhdojnë ta kalojnë çdo ditë, pavarësisht rrezikut të dukshëm.

Në shtatorin e vitit 2023, stuhia “Daniel” goditi Greqinë, Bullgarinë dhe Turqinë, duke shkaktuar përmbytje katastrofike, mijëra viktima dhe dëme që u llogaritën në miliarda euro.