Kolonët izraelitë, ky ishte zullumi i fundit nga këta barbarë…

Kolonët izraelitë u vunë flakën të paktën dy xhamive dhe i vandalizuan ato me grafite gjatë një sulmi në fshatrat palestinezë në Bregun e Perëndimor të pushtuar të dielën, njoftuan zyrtarët palestinezë.Vala e fundit e dhunës vjen pasi katër palestinezë dhe dy ushtarë izraelitë u vranë të premten, kur një grup kolonësh izraelitë ndërmorën një mësymje rreth fshatit palestinez Tal, në jugperëndim të Nablusit.

Zyrtarët deklaruan se banorët e fshatit dolën nga shtëpitë e tyre për t’u përballur me kolonët. Përleshja me armë që pasoi i shtohet një serie në rritje përplasjesh me përfshirjen e kolonëve, gjatë të cilave dhjetëra palestinezë janë vrarë këtë vit dhe qindra të tjerë janë plagosur, sipas të dhënave nga OKB-ja dhe Autoriteti Palestinez.