Rama iu përgjigjet protestuesve: Jo vetëm ju, por një planet të mblidhet e s’na frikësoni dot! Nuk e jap dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj sot, 20 qershor, nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kërkesës së protestuesve për të dhënë dorëheqjen nga qeverisja. Rama u shpreh se ai dhe Partia Socialiste, nuk do të pranojë kurrë t’i dorëzohet zhurmës dhe të tradhëtojë synimin për të cilin u votua nga populli, anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Ndër të tjera, shefi i qeverisë u shpreh jo vetëm qytetarët që mblidhen prej 20 ditësh përpara zyrës së tij, por edhe një planet i tërë të ngrihet në protestë, askush nuk mund të bëjë PS të ndihet fajtor dhe nuk mund t’i imponojë të bëhet pjesë e algoritmit.