Babai ish-dhjetorist i pangacmuar nga Ramiz Alia, i biri me tjetër fat nën Edi Ramën

Po ndodh tashmë, pas dy javësh protesta të pandalshme anti-Rama e Berisha bashkë në bulevard, por sigurisht më shumë ndaj qeverisë, që Policia po shoqëron protestues në Komisariate. Është fjala vetëm për atë pjesë të rrugëtimit të protuestuesve në rrugët e Tiranës, e cila konsiderohet si e pa leje, ndryshe nga tubimi para Kryeministrisë. Megjithatë, ngjan shumë tendecioze, pasi nuk është fjala për një grusht njerëzish që mund të bëhen zap, është fjala për qindra, të pafutshëm dot në thesin e ligjit. Sepse vjen një moment që protestat fitojnë ligjitimitet mbi vetë ligjin, sidomos nga masiviteti. Kjo do të thotë se tashmë nuk ka vlerë as lejemarrja formale e lejes në Polici për një ritual të përditshëm ku dhe përmbajtësisht janë të gjitha target grupet e shoqërisë.