Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance ka kritikuar ashpër kritikët izraelitë të marrëveshjes me Iranin, duke thënë se Donald Trump është aleati i vetëm i mbetur i Izraelit në botë, në një përgjigje të fortë që përfshinte një referencë për miliarda dollarë ndihmë ushtarake amerikane për këtë shtet gjakatar në Lindjen e Mesme.
Vance mbrojti marrëveshjen e arritur këtë javë për t’i dhënë fund luftës me Iranin, të cilën kritikët në SHBA dhe Izrael e kanë dënuar për dështimin për të frenuar programin raketor të Iranit ose për të ofruar një rrugë të qartë për çmontimin e objekteve të tij bërthamore, ndërsa në të njëjtën kohë e kanë kufizuar Izraelin në luftën e tij kundër militantëve të Hezbollahut në Liban.