Kush po e “berishizon” lëvizjen qytetare?

Ngjarjet e mbrëmshme në Tiranë, ku protesta qytetare u zhvendos një moment para Kuvendit të Shqipërisë dhe pastaj tek selia e Partisë Demokratike, duke u shoqëruar me përplasje verbale dhe gati dhunë fizike, tregon se pas tre javësh, lëvizja po përballet me rrezikun më të madh të saj: humbjen e drejtimit dhe përthithjen nga skenarët e vjetër, ku fiton gjithmonë politika e vjetër dhe humbet qytetari.

Dhe historia është e përsëritur. Çdo herë që protestat në Shqipëri janë radikalizuar pa kontroll, ato janë kthyer ose në argument për qeverinë, ose në kapital politik për opozitën. Qytetarët kanë mbetur sërish në pikën zero.