Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal për 10 të pandehur, të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe ndihmë në kalim të paligjshëm të kufijve.
Të pandehurit, konkretisht Musa Gjikola, Sokol Masha, Jani (alias Ilir) Meçja, Akil Alushi, Selami Lushkaj, Klodjan Muça, Denis Harusha, Lorenzo Çadri, Ledri Lulashi dhe Arian Gjata, akuzohen për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, me role të ndryshme si drejtues, financues dhe pjesëmarrës në veprimtari të paligjshme.